Biletat në kampionatin evropian, sa do të jenë në dispozicion për Shqipërinë?
Pas një kualifikimi perfekt, sfidat u rikthyen shumë shpejt për Shqipërinë. Më 2 Dhjetor njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në finalen e kampionatit evropian.
Italia, Kroacia dhe Spanja janë tre skuadrat me të cilat Shqipëria do të masë forcën dhe të synojë kalimin më tej.
“Tashmë jemi në një kompeticion, akoma më të vështirë dhe ekipe më të forta. Urojmë që t’i kemi të gjithë futbollistët mirë dhe të bëjmë sa më mirë. Të kënaqim ato që do vijnë dhe të gjithë ato që do na ndjekin përmes ekranit. Urojmë të shkojmë më tej dhe të mos e përfundojmë kampionatin. Jemi në një sfidë të vështirë por të bukur”-tha Armand Duka.
“Të tre ekipet janë super kualitet. Dhe forma e tyre më e dobët na konkurron ne. Duhet të shkojmë me besim”-tha Skënder Gega.
Mes tjerash Armand Duka tregoi se 50% e biletave do të jenë në shitje të lirë në stadium duke shpresuar se do të ketë një mbështetje të gjerë nga shqiptarët.
“Jam i sigurt se do kemi shumë mbështetje në Gjermani, shumë shqiptarë janë të interesuar për ta mbështetur ekipin kombëtar në Gjermani. 50% e stadiumit janë në shitje të lirë. Kështu që shqiptarët do të kenë mundësi për të shfrytëzuar këtë kontingjent që është në dispozicion të tyre, por jam shumë i sigurt që do marrin nga ato që janë në shitje të lirë dhe nuk do na mungojë mbështetja. Do jemi nga kombëtaret me më shumë tifozë atje”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh