Plastika “shkatërruese”! OKB: Prodhuesit e naftës kundërshtojnë ndalimin

5 Gusht 2025 | 15:51

Në Gjenevë kanë nisur të martën negociatat ndërkombëtare të OKB-së për të arritur një traktat global kundër ndotjes nga plastika një përpjekje historike për të frenuar krizën mjedisore që po prek çdo cep të planetit.

Samiti, i organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), do të zgjasë 10 ditë dhe vjen pas dështimit të raundit të fundit të bisedimeve në Dhjetor në Busan të Koresë së Jugut, ku shtetet prodhuese të naftës bllokuan konsensusin. Në këtë raund, negociatorët synojnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të trajtuar burimin e problemit: vetë prodhimin e plastikës.

“Shumë vende po vijnë në Gjenevë me qëllimin për të bërë marrëveshjen,” deklaroi për AFP drejtuesja e UNEP, Inger Andersen. Ajo theksoi se ndonëse pengesat janë të mëdha, ekziston një rrugë drejt progresit.

Plastika ka përfshirë gjithë globin mikroplastika është zbuluar në maje të maleve, në thellësitë e oqeaneve dhe madje edhe në trupin e njeriut. Çdo vit prodhohen mbi 400 milionë ton plastikë, ku gjysma përdoret për produkte njëpërdorimshme. Vetëm 9% e kësaj sasie riciklohet, ndërsa pjesa tjetër përfundon në landfill, digjet ose ndot ambientin në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërsa një grup vendesh kërkon një traktat ambicioz për të reduktuar ndjeshëm prodhimin e plastikës dhe për të eliminuar gradualisht kimikatet e dëmshme, prodhuesit e naftës, që janë edhe furnizuesit kryesorë të lëndëve të para për plastikën, kërkojnë që traktati të fokusohet vetëm në menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin.

Ndërkohë, një raport i fundit nga revista e njohur mjekësore The Lancet paralajmëron se ndotja plastike përbën një rrezik serioz për shëndetin global, duke shkaktuar kosto që arrijnë deri në 1.5 trilionë dollarë në vit për ekonominë botërore.

Ndërsa bota kërkon zgjidhje, sytë janë drejt Gjenevës në shpresë se ky samit do të jetë hapi vendimtar drejt një të ardhmeje më të pastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026