‘Platforma e PS kthehet në ligj’, agjencia do ndëshkojë zyrtarët që nuk përfillin qytetarët
Në vendimet e para që mori qeveria “Rama 3”, ishte edhe projektligji për bashkëqeverisjen.
Ky projektligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje.
Sipas tij, garantohet pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje si dhe rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së administratës shtetërore.
Por dokumenti i miratuar nga qeveria në 18 shtator parashikon edhe ndëshkimin e zyrtarëve që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët.
Janë disa mekanizma që përcaktojnë detyrime ndaj institucioneve publike për shërbimet publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve, si edhe sanksione financiare.
Me këtë qëllim ngrihet edhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Ajo do të ketë një drejtor që emërohet direkt nga kryeministri dhe do të japë llogari në Këshillin e Ministrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta