Plator Nesturi: Politizimi i incidenteve nuk i intereson as vetë PD-së, pasi humbet vota
I ftuar në studion e Euronews Albania, analisti Plator Nesturi foli për incidentin e mbrëmjes së djeshme në Kavajë ku u plagos një person në ambientet e zyrës PD-së. Z. Nesturi tha se nuk është e moralshme që incidente të tilla të përdoren politikisht.
“Deri më tani kemi pasur përgjithësisht një fushatë të qetë. Incidenti i djeshëm në Kavajë nuk është e moralshme të përdoret politikisht, pavarësisht se në fushatë mund të përdoren të gjitha mjetet për të sulmuar kundërshtarin”, u shpreh z. Nesturi.
Analisti Nesturi tha se dhënia e deklaratave të menjëhershme dhe akuzat e drejtpërdrejta të PD-së ishin të nxituara.
“PD-ja u nxitua të ketë deklarata të kësaj natyre menjëherë pas ngjarjes, pa pasur ende një qartësi se si ka ndodhur, çfarë përfaqëson. U bë sikur ky ishte i nxitur drejtpërsëdrejti nga Rama”, u shpreh analisti.
Analisti ritheksoi se përdorimi i incidentit politikisht është i pamoralshëm, për shkak se personazhi që kreu plagosjen, sipas z. Nesturi ka njohje si me PD-në, si me PS-në.
“Në komunitetet si Kavaja, ky personazh ka njohje si me të majtën si me të djathtën. Në rastin konkret, kur e sjellim në nivel kombëtar për të diktuar teza si nxitje tensioni dhe humbje qetësie, kjo nuk është e moralshme”, tha z. Nesturi.
Plator Nesturi tha gjithashtu se klima e zgjedhjeve ka qenë e qetë dhe nuk është as në interesin e PS-së dhe as të PD-së që të krijojnë një klime me tensione, pasi në këtë mënyrë të dyja palët humbasin vota.
“Klima zgjedhore deri tani ka qenë e qetë. PS-së nuk i intereson të krijojë një klimë të ashpër zgjedhore. Edhe mënyra e qetë e fushatës elektorale të PD-së, i ngriti peshë. Mund të ketë persona të tjerë brenda opozitës që nuk u intereson kjo gjë dhe kërkojnë një klimë më përplasëse dhe shfrytëzimi i çdo lloj incidenti për të dhënë mesazhe të gabuara dhe për të rritur klimën e tensionit nuk i shërben askujt, as vetë PD-së pasi kjo mund të çojë në një efekt negativ ndaj vetë PD-së dhe të humbasin vota”, tha z. Nesturi.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta