Plotësohet KQZ, Celibashi: Koha në disavantazhin tonë, nevojitet bashkëpunim

12 Tetor 2020 | 12:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis punën për përgatitjen e procesit elektoral të 25 prillit. Dy organet e reja të KQZ-së u konstituuan ditën e sotme, duke plotësuar të gjithë organikën drejtueses të saj.

Koha nuk është një aleat i trupës zgjedhore, por për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, bashkëpunimi i tri hallkave mund ta eliminojë këtë disavantazh.

“Institucioni i KQZ-së formësohet në mënyrë të plotë. Shpresoj që bashkëpunimi institucional ndërmjet këtyre tri strukturave të jetë në bashkëpunim të plotë me qëllim që koha e shkurtër e cila është në dispozicion në përgatitjen këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me një vullnet akoma më të shtuar prej secilit prej nesh”, tha kreu i ri i KQZ.

Implementimi i teknologjisë vijon të mbetet një nga sfidat kryesore dhe fondet për prokurimin e pajisjeve duhet t’i japë qeveria.

“Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi të spikatur në lidhje me këtë çështje. Ne jemi në kontakt dhe besoj se gjatë kësaj jave do të kemi zhvillime”, u shpreh z. Celibashi.

Për identifikimin biometrik, pranë KQZ-së u ngrit një grup pune për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026