“Plumbi i artë” dëshmon pronari i shkollës private që i shpëtoi atentatit

18 Dhjetor 2025 | 14:02

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë”. Lulzim Masha, pronar i një shkolle private në Tiranë rrëfeu se si arriti t’i shpëtojë atentatit në mes të Tiranës.

Për këtë episod akuzohet se u angazhua vrasësi me pagese Skerdi Tasi, i cili është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie.

“Un përdor një Benz ML prej shume vitesh, po shkoja si zakonisht te shkolla kur dëgjoj nja 2-3-4 krisma, nuk e kuptova çfarë ndodhi, e pashë nga pasqyra qe nje djalë i gjatë po mbushte armen. Unë e ktheva makinën thashë çfarë ndodhi, ai iku me vrap. Lajmërova policine se pashë gëzhojat ne vendngjarje. Unë s’kam pasur asnjë konflikt me njeri apo ndonjë shqetesim, Zoti deshi qe shpëtova e them këtu sot te dëshmoj, si i thonë jetëgjati s’behet jetëshkurtër. Isha vetëm ne makine, plumbat ishin nga krahu i shoferit tek tranversa e derës. Unë s’e lidh dot kete ngjarje me asgje, jam njeri i rregullt, nuk di kujt t’i vë emeër, nuk njoh asnje nga keta persona. Në trotuar kur me qelluan ishin dy topografë qe po masnin rrugën, shumicën e rasteve un shkoj me bashkëshorten ne pune, ate ditë si rralle herë isha vetëm. Atentatori po me priste tek nje kthese e forte qe ulet shpejtësia, ai po rrinte te trotuari kur ecin njerëzit per vrap, sport. S’i kam kujt as 1 euro borxh, djali im Adriani ka bizneset e veta dhe nje shkollë ne Tetovë, diten e ngjarjes ai këtu ka qene, ne Tirane, jetonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ai eshte shume i rregullt s’ka vese, ne dijeninë time s’ka pasur asnjë konflikt apo borxh, kurrë. Suel Çelen s’e njoh, as s’e kam taku ndonjëherë, vetëm çfarë kam degjuar në TV”, tha ai.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026