“Po futen si minjtë në Kuvend”, Noka: Këta nuk përfaqësojnë popullin
Deputeti Flamur Noka i cili është përjashtuar për 60 ditë nga Sekretariati i Etikës tha para dyerve të bllokuara të Parlamentit se është e turpshme që deputetët e mazhorancës, po futen nga dritarja e tualetit brenda në Kuvend.
Ai tha se mazhoranca nuk përfaqëson popullin por sipas tij ata kanë 11 vite që e vjedhin popullin. Ai gjithashtu ftoi të gjithë popullin ti bashkohet protestës së opozitës që do të mbahet më 7 tetor.
“Vijnë dhe hyjnë si mijtë në parlament, makina është bosh ndërsa këta hyjnë nën rrogoz. ka hyrë nga dritarja Kryetarja e Kuvendit. Ka gjë më të neveritshme? Këta nuk përfaqësojnë popullin, këta hyjnë si minjtë nga dera e dritarja e banjës e më pas kakarisin e flasin në emër të popullit e të ligjit dhe bëjnë vendime për të vjedhur 51 miliardë euro në 11 vit.
A mund të na thonë se ku kanë shkuar? 51 miliardë euro kanë vjedhur e qajnë për një karrige. Këta nuk qajnë për karriget, qajnë se flakët e tyre do përpijnë Surrelin. Kjo është një arsye se pse populli shqiptar duhet të protestojë të hënën në orën 18”,-tha Flamur Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dogjën karriget në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton 24 deputetët e opozitës
- Opozita bojkoton Komisionet, PS miraton udhërrëfyesin për integrimin në BE
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit