‘Po hetojmë me Microsoft dhe FBI’, Çuçi: Hakerat s’kanë publikuar sistemin MEMEX
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se listat e publikuara këtë të hënë nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare, nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit Memex.
Teksa po hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, Çuçi shtoi se hetimet po vijojnë bashkë me Microsoft dhe FBI.
“Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit Memex që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë.
Sistemet do rikuperohen të gjitha. Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI”, theksoi Çuçi.
1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës në platformën e komunikimit Telegram.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
Në këto publikime, nuk jepen detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat në fjalë por besohet se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta