“Po-ja” e Holandës, Xhaçka: Shqipëria gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

17 Qershor 2021 | 16:43

Parlamenti Holandez kreu sot një seancë në kuadër të zgjerimit të BE-së, ku diskutoi edhe në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Gjatë kësaj seance, Holanda aprovoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën ne Parë Ndërqeveritare.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ku përmes një statusi në “Twitter” lajmëroi se Holanda i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-qeveritare.

Edhe ditën e djeshme Parlamenti Holandez zhvilloi një seance debati në lidhje me çështjet e zgjerimit të BE-së, ku u diskutua edhe çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Shumica e Parlamentit holandez ra dakord që ditën ne djeshme për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Hapja e negociatave me BE-në, Holanda mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026