Po kalonte jashtë Shqipërisë 45 mijë euro të padeklaruara nga porti i Sarandës, procedohet greku

29 Janar 2026 | 10:43

Një shtetas grek është proceduar penalisht pasi është konstatuar në portin e Sarandës me 45 000 euro me vete, të cilat do t’i kalonte ilegalisht jashtë Shqipërisë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë njofton se Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme, evidentuan një rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Gjatë kontrollit, shtetasi grek G. V., banues në Greqi, u kap duke tentuar të dilte nga Shqipëria me 45 000 euro, pa i deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori. Për shtetasin grek është nisur procedimi penal për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026