“Po kryente kimioterapinë”- Gazetari jep detaje nga arrestimi i bosit të CosaNostras
Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu, zbuloi në një lidhje për Euronews Albania, detaje nga arrestimi i bujshëm i bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.
Agalliu tha se Denaro u arrestua në klinikën e quajtur “Madalena” në Palermo, ku po trajtohej me kimioterapi ndaj kancerit.
Sipas gazetarit mafiozi famëkeq italian do ta vijojë kurimin nga burgu ku do të vuaj dënimin.
“Ai u arrestua në klinikën “Madalena” në Palermo, ku thuhet se po merrte një cikël kimioterapie për të kuruar një tumor. Shumë kanë pritur këtë lajm nëse Matteo Messina Denaro do të përfundonte në burg. Vetë prokurori De Lucia ka thënë se Denaro do t’i vijojë kurat në strukturat e burgjeve të Italisë. Pasi nuk e dimë ende në cilin burg do të përfundojë ai. Një gjë është e sigurt se ai do të përfundojë në sistemin 41 bis”, tha Agalliu.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë