“Po luani rolin e magnetit, jeni në aleancë me Ramën”, Teliti debat me Markën

28 Tetor 2025 | 21:47

Jani Marka, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për lëvizjen “Bashkë” dhe Dorjan Teliti përfaqësues i Partisë Demokratike, debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.

Sipas Teliti, Arlind Qori nuk është kandidat real në këtë garë, por një magnet për të thithur votat e pakënaqurve nga mazhoranca, vota mund të shkonin për kandidatin e pavarur Flori Binaj por që do t’i shërbejnë Edi Ramës.

“Gara reale është mes dy individëve, nuk e konsideroj Qorin. Këta kanë dalë se janë ekstrem i majtë, janë disa vota të pakënaqurish të mazhorancën socialiste të cilët lehtësisht kësaj radhe mund të ishin të alokueshme drejt një figure neutrale, futet një barrierë në mes që do funksinojë si një magnet që është shërbim për Edi Ramën. Nëse kishin dalë me kandidaturë tjetër do thosha gara ka 3 kandidatë. Qori ka qenë edhe në 2023 në garë, i mati forcat e veta, tani thotë do bëjmë namin. Në këtë situatë unë e vlerësoj që do funksionojë si magnet për disa vota që do ikin nga mazhoranca. Ne dolën mbi veten tonë duke mos nxjerrë një kandidat politik për interesin e përbashkët, ne besojmë se do ketë një tufë votash që janë lehtësisht të thithshme nga Binaj, por del ky magneti. Për mua kandidati i Qorit është vetëm magnet”, tha Teliti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026