Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa lejet përkatëse dhe mbi tokë shtetërore, në territorin e Delvinës. Si rezultat i ndërhyrjes janë arrestuar në flagrancë dy inxhinierë, ndërsa pronari dhe administratori i kompanisë janë shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e subjektit privat, u konstatua se kompania kishte nisur ndërtimin e një impianti energjetik (TEC), pa asnjë miratim apo dokumentacion ligjor të nevojshëm nga autoritetet kompetente.
Të arrestuarit janë:
- E. M., 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit
- L. M., 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit
Ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ‘Zaptim i tokës”, të kryera me qëllim përfitimi.
Ndërsa në kërkim janë shpallur:
- S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë
- J. I., 36 vjeç, administratori
Nga ana e IKMT-së është përpiluar procesverbali i kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i menjëhershëm i punimeve.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët pic.twitter.com/wBAZQv8ZUD
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 29, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit