‘Po paguajmë naftëtarët’, Rama: Nuk ishte një hall i krijuar nga ne

16 Nëntor 2020 | 12:17

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare deklaroi se pagesat për naftëtarët nuk janë një hall i krijuar nga qeveria. Ai theksoi se gjithsesi qeveria e gjeti mundësinë që t’i mbështeste financiarisht ata. 

“Siç kemi gjetur mundësinë në këto kushte sot të paguajmë naftëtarët edhe pse nuk ishte një hall i krijuar nga ne. Siç kemi gjetur mundësinë sot që të dyfishojmë ndihmën ekonomike nga 1 janari i vitit të ardhshëm për familjet në nevojë. Patjetër që do ta gjenim mundësinë për të shtuar testet në dispozicion, por në fund të ditës ka vetëm një mënyrë për të gjykuar situatën.

Sa të infektuar ke, sa fatalitete ke dhe sa shtretër ke në dispozicion. Nëse në këto të treja nuk je në gjendje alarmi, do të thotë që po bëjmë punën e duhur”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë  theksoi më tej se shteti është i përgatitur edhe nëse do të ketë një përkeqësim të situatës së pandemisë.

“Prandaj jemi përgatitur dhe për më të keqen që mund të ndodhë, kemi kapacitete të lira qoftë në spitalin COVID3 dhe një spital komplet bosh që pret atje për një ditë më të keqe dhe qoftë në spitalet rajonalë, ku shtrihet vija mbrojtëse.

Sot nuk ka ndodhur, sot edhe në rajonin tonë ne jemi me parametrat më lehtësuese nga pikëpamja psikologjike”.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Për pak ditë nis rimbursimi i barnave për të gjithë të sëmurët me COVID. Do 2-fishojmë ndihmën ekonomike

Arrihet dakordësia, qeveria u garanton naftëtarëve një vit paga prej 40 mijë lekësh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026