“Po pinin kokainë në Laprakë”- Si u mundua shoku të fshihte vdekjen e 47-vjeçarit

Foto ilustruese
24 Shkurt 2023 | 11:55

Madjel Husa, është 47-vjeçarit i cili u arrestua këtë të premte në lidhje me viktimën që u gjet pa shenja jete në një kanal në zonën e Bërxullës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar drogëra të forta së bashku me Madjel Hysën të cilin e kishte shok.

Burime për Euroneës bëjnë me dije se dy miqtë kanë qenë duke konsumuar kokainë në banesën e Husës në zonën e Laprakës.

Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar. Ata janë bashkuar sërish për të konsumuar lëndë narkotike, gjë e cila rezultoi fatale për 48-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Madjel husa e ka mbajtur disa ditë në banesë viktimën dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë.

Në deklarimet e dhëna përpara grupit hetimor, 47-vjeçari tha se i ka kryer përpjekjet për të fshehur ngjarjen nga frika se mos akuzohej për vdekjen e shokut të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026