“Po stërvitem gjithë ditën”, titanët e teknologjisë gati për përballjen fizike
Jemi në epokën e teknologjisë, ku lufta në çdo gjë po zhvillohet për botën virtuale, cilat rrjete apo aplikacione janë më të suksesshme.
Por për të treguar forcën e tyre, dy bosët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Elon Musk do të përballen në mënyrën më tradicionale. Ata do të ndeshen në boks në një kafaz të mbyllur.
Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg i cili është i apasionuar pas arteve marciale tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.
Pas një postimi në X në të cilin Musk pretendonte se po stërvitej “gjatë gjithë ditës”, Zuckerberg shkroi: “Unë jam gati sot, por ai nuk e ka konfirmuar”.
Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e aplikacionit Threads.
Manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Musk që pretendoi se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. Ai tha se çdo të ardhur nga një ndeshje do të shkonte për bamirësitë e veteranëve. Kur u pyet se cili ishte qëllimi i ndeshjes nga një përdorues i X, Musk u përgjigj: “Është një formë e civilizuar lufte. Burrat e duan luftën.”
Zuckerberg u përgjigj me ironi në sugjerimin se lufta do të transmetohej në X, duke postuar: “A nuk duhet të përdorim një platformë më të besueshme që mund të mbledhë para për bamirësi?”
Tanimë mbetet të presim se kur do të përballen titanët e teknologjisë dhe cilat do të frytet sa do të ndikojë eventi në mediat e tyre sociale?
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq