Poezia mes Shqipërisë e Greqisë, zërat poetikë femëror forcojnë lidhjen mes vendeve

14 Mars 2025 | 20:58

Krijimtaria letrare e grave mblodhi në Tiranë poetë nga Shqipëria dhe Greqia, në një event kulturor që bashkoi letërsinë dhe artin poetik.

Ky aktivitet u organizua nga Ambasada greke, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve dhe ndikimi i poezisë në skenën letrare ndërkombëtare.

“Gruaja sot si në Europë dhe ne mbarë botën, pavarësisht arritjeve dhe përparimit, që mund të ketë, ende nuk e ka arritur të plotë konceptin e barazisë gjinore. Megjithatë Shqipëria ka bërë përpjekje te mëdha vitet e fundit për të promovuar barazinë gjinore si në jetën politike ashtu dhe në atë private. Shihet qartë në përbërjen qeveritare si dhe në institucione gjegjëse ku gratë mbajnë poste me peshë. Këtë vit aktiviteti ynë synon të nxjerr në pah një tjetër prirje dinamike në një tjetër fushë ku spikat aktiviteti dinamik i grave si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, atë të letërsisë. Ndikimi dhe roli i tyre sot është më i fortë se kurrë”, tha ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Kostandina Kamitsi.

Pjesëmarrëset kryesore në aktivitet ishin poete të njohura nga Shqipëria dhe Greqia, të cilat përmes poezisë, sollën një formë e fuqishme shprehëse, duke nxjerrë në pah ndjenjat e lirisë, pasionit dhe të sfidave që përjetojnë gratë në jetën e përditshme, si dhe ndikimin që ato mund të kenë në shoqëri nëpërmjet artit dhe krijimtarisë.

Poetet kërkojnë që në fokus të jetë roli i gruas në krijimin e një letërsie autentike dhe poezia të shërbejë si mjet për të ngritur ndërgjegjësimin për problemet shoqërore.

Po ashtu, gjatë kësaj mbrëmje u bë edhe promovimi i antologjisë poetike “Gjysma tjetër e qiellit” e përkthyer nga Maklena Nika, si një përmbledhje poetike e 160 poeteve greke të shekullit XX dhe XXI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026