Pogradeci për herë të parë në finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra

19 Shkurt 2026 | 17:21

Skuadra e volejbollit të femrave të Pogradec ka siguruar për herë të parë në histori kalimin në finalen e Kupës së Republikës, pas fitores ndaj KS Dinamo Tirana në gjysmëfinale. Dueli i dytë përfundoi 3-0 në favor të “Liqenoreve”, që konfirmuan triumfin pas suksesit 0-3 në ndeshjen e parë në transfertë.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Besnik Lisha dominuan takimin, duke fituar setet 25–18, 25–12 dhe 25–15.

Volejbollistet Kejda Kodra dhe Anxhela Mehmeti u shprehën se skuadra e këtij sezoni është ndërtuar për të fituar Kupën e Republikës dhe titullin kampion.

“Siç është pritur për ekipin, duam të fitojmë gjithë kupat dhe kampionatin”, tha Anxhela Mehmeti.

“Fusha tregoi paraqitjen tonë dhe arritëm aty ku deshëm. Asgjë nuk ka mbaruar deri sa të shpallemi kampione të Kupës së Shqipërisë. Kushdo që do të dalë në finale për ne do të jetë pretendent i fortë. Do punojmë fort për të arritur aty ku duam”, tha Kejda Kodra.

Në finalen e Kupës së Republikës, Pogradeci do të përballet me Tirana, e cila mposhti Skënderbeun në gjysmëfinalen tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026