“Pol i tretë”| Deklarata e Macron shkakton furtunë, SHBA dhe Gjermania kritika

Reforma e pensioneve
12 Prill 2023 | 09:56

SHBA dhe Gjermania kanë kritikuar qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për deklaratën e tij, se Europa në konfliktin për Tajvanin nuk ka pse patjetër të vendoset në anën e SHBA-së. Macron vizitoi Pekinin pak ditë me parë në një kohë kur Kina është afruar shumë me Rusinë dhe kjo ka shqetësuar Perëndimin.

Në deklaratën e tij që shqetësoi aleatët europian dhe amerikan Macron nënkupton se Europa në konflikt me Kinën duhet të veprojë e pavarur. Nëse kjo nuk bëhet, Europa kërcënon të bëhet vasale mes SHBA dhe Kinës. Megjithëse siç thekson Macron Europa mund të jetë një “pol i tretë”.

Kjo deklaratë përmban një potencial shpërthyes politik, sepse SHBA-të si aleatja klasike e Europës e shohin jashtëzakonisht me sy kritik Kinën dhe politikën e saj të jashtme. Në një kohë që Kina konsiderohet si rivalja më e fuqishme gjeopolitike e Shteteve të Bashkuara. Po kaq të ashpra ishin edhe reagimet. Senatori amerikan, Marco Rubio deklaroi në Twitter, se nëse Europa në çështjen e Tajvanit nuk kalon në anën e SHBA apo Kinës, atëherë edhe SHBA në konfliktin e Ukrainës ndoshta nuk duhet të mbajnë një anë.

Edhe nga BE e Gjermania kanë ardhur kritika. “Kush angazhohet për lirinë dhe demokracinë nuk është oportunist”, kritikoi kreu i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber. Shtetet e BE nuk do të ishin të besueshme, “nëse kërkojnë në njërën anë sovranitet për Europën dhe në anën tjetër kapin çdo lloj marrëveshje ekonomike që munden me Kinën”, tha Weber për grupin mediatik, Bayern. “Lidershipi kinez nuk ka për t’i respektuar europianët kështu.”

Kurse politikani socialdemokrat për çështjet e jashtme, tha për “Tagesspiegel”, se do ishte një “gabim i madh” nëse perëndimi do të përçahej në mënyrën se si duhet vepruar ndaj Pekinit. “Kjo dobëson bashkësinë tonë të vlerave.” Kundrejt Kinës, Perëndimi, pra Europa dhe SHBA duhet të përpiqen të dalin të bashkuar dhe jo të përçahen”.

Kina e konsideron Tajvanin që qeveriset në mënyrë demokratike si territorin e saj. Të shtunën si reagim pas vizitës në SHBA të presidentes së Tajvanit, Kina zhvilloi për tre ditë manovra ushtarake rreth ishullit tajvanez. Statusi i Tajvanit është një nga pikat kryesore të konfliktit mes SHBA dhe Kinës. Vëzhguesit nuk përjashtojnë, që Kina të marrë masa për të pushtuar Tajvanin.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026