“Polici i infiltruar”, Shoqata e Infermierëve tregon skemën e arrestimit të mjekut

23 Shtator 2022 | 21:04

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër për arrestimin e mjekur Fitim Marku tek spitali i Traumës, pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sipas shoqatës, ka qenë provokim i një efektivi të policisë që ka çuar në arrestimin e mjekut.

“Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë dënon çdo rast abuzimi ku stafi mjekësor bën pazare apo kërkon ryshfet ndaj dhënies së shërbimit, por është më e dënueshme çdo lloj forme provokuese e rasti përfshirë këtu pacient familjarë apo në rastin konkret edhe një efektiv policie i infiltruar”- thuhet në  reagim.

I dënueshëm dhe i turpshëm, sipas shoqatës është dhe reagim i vetë spitalit ku nuk dënon ngjarjen dhe njollosjen e figurës dhe punës së mjekut dhe stafit mjekësor por përkrah forma të tilla trajtimi nga shteti të bluzave te bardha.

“Sikur te mos mjaftonte largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve duhen dhe ngjarje të tilla të trajtimit si kriminel të këtyre heronjve që mjafton një rast ku të gjithë të hedhin baltë mbi to.

E sigurt që në këtë forme ushqeni largime të tjera të bluzave të bardha pasi nëse sistemi shëndetësor është në këtë gjendje nuk është për faj të mjekëve dhe infermierëve por për faj të Ministrisë së Shëndetësisë, keqmenaxhimit të fondeve për Shëndetësinë dhe spitalet, pra e vetë shtetit”- nënvizohet në njoftim.

Sipas tyre, mungesa e kushteve të punës, mungesa e personelit, mungesat e shumta të sherbimeve të ndryshme pagat e ulëta dhe vlerësimi i dobët ndaj personelit shëndetësor sjell ngjarje të tilla.

Shoqata e Infermierëve u bën thirrje institucioneve përkatëse të mos bëjnë provokime të tilla ndaj bluzave të bardha por kur ka ngjarje të tilla të verifikohen e zbardhen me pas të dalin në deklarata e vendime.

Shoqata i bën thirrje gjithë stafit te SUT të mbështesë kolegët e tyre në ngjarje të tilla dhe të mos heshtin.

“Nëse bëhen provokime të tilla të jeni të sigurt që s’do ngelte mjek, infermier, polic sanitar pa u arrestuar dhe secili prej nesh kur ka marrë  shërbim në një formë apo tjetër, mënyra e vetëm që dimë t’i falenderojmë bluzat e bardha është përmes dhënies së një shume parash ku fajtor  s’janë ata por të gjithë ne që ushqejmë këtë formë mirënjohje ndaj tyre”-mbyll reagimin shoqata.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026