Policia 5 milionë lekë gjobë kandidatit të pavarur për deputet Elton Debreshi
Policia e Bulqizës ka gjobitur me 5 milionë lekë për organizimin e një tubimi në shkelje të masave anti-COVID kandidatin e pavarur për deputet Elton Debreshi.
Lajmin e njoftoi vetë Debreshi, i cili është një minator i njohur për aktivizmin për të drejtat e punëtorëve. Përmes një postimi në Facebook ai e konsideroi atë si “gjobë politike”.
Kandidati i pavarur e shoqëroi postimin me faksimile të vendimit të policisë, i cili mbante datën 2 prill. Gjoba është vendosur për një miting të organizuar nga Debreshi në datën 26 mars në qytetin e Bulqizës.
Prej 17 nëntorit 2020, me rekomandim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19.
Duke e konsideruar në shkelje të Kushtetutës, pasi ndalonte edhe aktivitetet politike, më 4 dhjetor 2020 Partia Republikane (PR) e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 9 mars vendosi ta pranojë vetëm pjesërisht padinë e PR-së dhe i kërkoi qeverisë të saktësonte afatet e masave.
Më 24 mars, një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi që masat kufizuese të ndalimit të grumbullimeve të mbeteshin në fuqi, rekomandim që u dha sërish edhe javën e shkuar.
Për organizim tubimesh në shkelje të masave anti-COVID, janë gjobitur gjithashtu Edmond Spaho dhe Endrit Brahimllari. Gjobitja e tyre është bërë për aktivitete gjatë muajit shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë të rishikojë kohëzgjatjen e masave kufizuese për COVID-19
- Ndalimi i tubimeve partiake, Fatmir Mediu e kundërshton vendimin dhe tregon planin e mazhorancës
- Elton Debreshi: Kandidimi e vetmja shpresë që të na dëgjohet zëri, synimi statusi i minatorit
- Profil | Elton Debreshi, minatori nga Bulqiza që kërkon të bëhet deputet
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta