Policia apel qytetarëve: Kujdes nga disa faqe në Facebook, ju mashtrojnë
Policia ka konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në Facebook që reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vemendjen e sa më shumë përdoruesve.
Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.
“Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale