Policia arreston 3 persona që i morën italianit 108.000 € përmes Call Center-it

Call Center, CREDIS Wikimedia Commons
9 Shkurt 2022 | 09:51

Policia e Tiranës arrestoi një pronar Call Centeri së bashku me 3 bashkëpunëtorë, pasi mashtruan një klient italian duke i marrë 108.000 euro.

Biznesi, përfshi punonjësit, nuk ishin të regjistruar në tatime.

31-vjeçari O.F. u prezantohej të huajve sikur ishte agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex (Bursa). Mirëpo këto para nuk shkonin për investime.

Në bashkëpunim me të ishin edhe M. K., A. L dhe S. XH.

Italiani të cilit i janë marrë 108.000 euro, kishte bërë transaksione për një periudhë disa mujore, me idenë se po investonte në bursa për të shumëfishuar të ardhurat.

Por paratë në vend që të shkonin në bursë, përfundonin në pronësi të personave që punonin te ky Call Center.

Kallëzimi është bërë nga vetë italiani.

Të arrestuarit akuzohen nga policia për mashtrim, fshehje të ardhurash, mospagim taksash dhe punësim të paligjshëm. Prokuroria e Tiranës po kryen hetimet për këta persona.

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri policia arreston persona për mashtrim përmes Call Centerave.

Në dhjetor të vitit 2021 u arrestuan 35 persona për mashtrim në Call Center, ndërsa u ndaluan 60 të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026