Në pranga 8 shoferë, 46 patenta të pezulluara nga policia në një ditë
Policia e Shtetit ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Në vijim të kontrolleve për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullim policia ka pezulluar 46 patenta, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me gjobë 967 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia apelon drejtuesit e mjeteve, veçanërisht ata që udhëtojnë në akset rrugore drejt bregdetit që të që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në çdo rrugë ka radarë dhe policë rrugore të pajisur me dronë, dragera e kamera.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West