Policia arreston bashkëshortët
Nga një operacion policor i koduar “Autostrada”, për goditjen goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, janë arrestuar bashkëshortët me iniciale E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.
Ky operacion u zhvillua nga ”, forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
“Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet,” – thuhej në deklaratën e Policisë.
Dy personat u arrestuan nga Policia, e cila nga kontrolli në mjet sekuestroi një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
“Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis,” – thuhej në njoftim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet