Policia australiane vret 16-vjeçarin pas një sulmi të dyshuar terrorist

5 Maj 2024 | 08:45

Policia australiane njoftoi sot se një adoleshent 16-vjeçar u vra në ndërhyrjen e oficerëve të rendit pasi sulmoi dhe goditi me thikë një burrë të shtunën vonë në mbrëmje në Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore.

Dyshohet se 16-vjeçari, i armatosur me thikë kuzhine, është radikalizuar nëpërmjet internetit dhe sulmi tregon për terrorizëm, njoftojnë autoritetet lokale, raporton “Reuters”.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se ai ishte informuar për incidentin nga policia dhe agjencitë e inteligjencës dhe konfirmoi se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm.

“Ne jemi një komb që e duam paqen dhe nuk ka vend për ekstremizëm të dhunshëm në Australi”, deklaroi kryeministri në platformën “X”.

“Sulmi në periferi të Willeton kishte shenjat dalluese të terrorizmit, por ende nuk është shpallur akt terrorist. Në këtë fazë duket se sulmuesi ka vepruar i vetëm,” tha kryeministri i Australisë Perëndimore Roger Cook në një konferencë shtypi në Perth.

Viktima, e cila u godit me thikë në shpinë, u dërgua në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme, thanë autoritetet.

Një deklaratë zyrtare tha se para sulmit të së shtunës, policia mori telefonata nga anëtarë të shqetësuar të komunitetit lokal mysliman.

Incidenti në Perth vjen pasi policia e Uellsit të Ri Jugor muajin e kaluar akuzoi disa të mitur për vepra të lidhura me terrorizmin në Sydney.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026