Policia britanike kërkon ndihmë për të arrestuar shqiptarin
Policia britanike ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vendndodhjes së 31-vjeçarit Terenc Malja. Shqiptari kërkohet sepse mbi të rëndon akuza e trafikimit të emigrantëve.
“Malja është i bardhë, 1.47 cm i gjatë, ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë. Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”, thuhet në njoftimin e Njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar Juglindor.
Oficeri i hetimit u ka bërë thirrje qytetarëve se nëse kanë ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Terenc Maljës, të raportojnë menjëherë.
“Nëse besoni se e keni parë ose keni ndonjë informacion se ku mund të jetë, ju lutemi mos t’i afroheni atij dhe në vend të kësaj kontaktoni policinë,” – u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)