Policia britanike lançon chatbot-in e parë inteligjent, kush është “Bobbi”

26 Nëntor 2025 | 15:44

Policia në Britani ka lançuar chatbot-in e parë me AI që u përgjigjet pyetjeve jo urgjente online.

Bobbi nuk heton krime dhe nuk zëvendëson policët, ai thjesht jep përgjigje për pyetjet më të shpeshta, me qëllim që të lehtësojë ngarkesën mbi operatorët e thirrjeve dhe sportelet e shërbimit.

“Kjo është hera e parë që kjo teknologji përdoret në polici në MB,” tha një zëdhënës i policisë.

“Bobbi ndërvepron si njeri, por është plotësisht i automatizuar.”

Bobbi, polici inteligjent, nuk mund të përdoret për të raportuar krime dhe nuk zëvendëson linjën emergjente 999 të Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse nuk mund t’i përgjigjet një pyetje, ose nëse përdoruesi kërkon të flasë me një agjent të policisë, biseda kalon te një operator.

Më shumë se 200 persona, përfshirë përfaqësues nga organizatat e kujdesit ndaj viktimave dhe panelet e pavarura të mbikëqyrjes, e kanë testuar tashmë sistemin.

Bobbi, një nofkë britanike për policinë, ndjek të njëjtat udhëzime si operatorët njerëzorë dhe mund të japë rekomandime bazuar në këshilla zyrtare.

Policia e Thames Valley dhe ajo e Hampshire & Isle of Wight thonë se janë të parat në MB që përdorin këtë teknologji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026