Policia e Durrësit aksion në Shkozet, shoqërohen 4 persona me rrezikshmëri shoqërore

27 Gusht 2025 | 20:44

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion të gjerë në zonën e Shkozetit, ku janë angazhuar forca të shumta të rendit nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, gjatë aksionit janë shoqëruar katër persona, dy prej të cilëve janë kapur me armë gati për qitje. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të shoqëruarit konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia është treguar e rezervuar për detaje të tjera, ndërsa paraditen e nesërme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit pritet një konferencë për shtyp, ku drejtuesit më të lartë të policisë do të bëjnë publik gjithë dinamikën e operacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026