Policia e Kosovës arreston një serb të dyshuar për krime lufte
Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten një serb të Kosovës me inicialet G.M., nën dyshimet për përfshirje në veprën penale “krime kundër popullsisë civile”.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ekzistojnë informacione se i dyshuari ka qenë pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999. shkruan REL.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se serbi i arrestuar është 63-vjeçari, Gavrillo Millosavleviq, i cili, sipas kësaj Zyre, “ka shkuar në Kosovë për të raportuar pronën e uzurpuar dhe është ndaluar me dyshimin për pjesëmarrje të supozuar në krime lufte”.
“Fjala është për një pensionist, i cili, si person i zhvendosur, jeton në afërsi të Beogradit dhe i cili disa herë ka shkuar pa problem në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, është thënë në njoftim duke shtuar se Zyra do t’i sigurojë atij mbrojtje ligjore.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta