“Lirim nga aktakuza”, Haradinaj: Prokurori të kërkojë falje për sjellje poshtëruese
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka folur para Panelit të Apelit në Hagë dhe ka kërkuar lirim nga aktakuza si dhe kërkim-falje nga Prokuroria e Speciales.
Haradinaj ka thënë se ai dhe Hysni Gucati kanë sinjalizuar për rrjedhje të dokumenteve që pretendohet të jenë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa ka kërkuar zbardhje të tërësishme të rastit për arritjen e tyre në zyrat e organizatës, shkruan KosovaPress.
Ai ka kërkuar që asgjë në këtë çështje të mos mbetet mister por të sqarohet se si rrodhën dokumentet, kush e nxori dokumentacionin dhe kush i dërgoi ato në zyrat e organizatës.
“Zotëri Holing (prokuror), nëse jeni i sinqertë e pranoni që eprori juaj Whiting pak më parë tha një gënjeshtër të madhe, që nuk ka pikëpyetje, këtu ka shumë pikëpyetje e disa pika habitore. Ne duam patjetër të zbardhet këtu sepse kur të zbardhen, ne personalisht nuk na lidhë asgjë me kryesit e kësaj vepre, ndaj ne duhet të lirohemi tërësisht nga aktakuza dhe prokurori të kërkojë falje për sjelljet abuzive, poshtëruese, të pamoralshme dhe të pajustifikuara në baza juridike e njerëzore”, ka thënë Haradinaj.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka drejtuar kritika, sipas tij, për punë joprofesionale të prokurorisë si dhe për njëanshmëri të trupit gjykues.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta