Policia e Los Angelesit thirrje protestuesve të largohen, Trump: Sillni trupat…

9 Qershor 2025 | 09:09

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen menjëherë. Në një postim në X , departamenti i policisë së qytetit tha:

“Demonstruesit kanë marshuar drejt zonës LA dhe po bllokojnë të gjitha korsitë e trafikut në Figueroa dhe 11th St. Një tubim i paligjshëm është shpallur në zonën e Qendrës së Los Anxhelosit. Ju duhet të largoheni menjëherë nga zona.”

Më herët këtë mbrëmje, shefi i policisë së LAPD-it, Jim McDonnell, tha se policia mbështet protestën paqësore, por çdo akt dhune dhe kriminaliteti do të trajtohet shpejt nga oficerët e zbatimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Trump ka bërë thirrje teksa në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Presidenti Donald Trump ka thënë se protestuesit po bëhen shumë më agresivë.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe!” shkroi ai.

Në një postim të mëvonshëm, ai tha: “Duket shumë keq në Los Anxhelos. sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani!”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026