“Policia e pranishme në të gjithë vijën bregdetare”, Rama thirrje subjekteve: Kush nuk ka dokumentacion të lirojë hapësirat

29 Qershor 2021 | 13:25

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve private që nuk kanë në rregull dokumentacion për shfrytëzimin e hapësirave të vijës bregdetare, të lirojnë këto sipërfaqe.

“Ajo çka është përcaktuar kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacion, që kanë operuar me teorinë e faktit të kryer, që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takon me ligj dhe rregull”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë në vend çdo lloj çadre, shezlongu apo strukture tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit”, shtoi kreu i qeverisë.

Ai theksoi se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për bashkitë dhe më shumë hapësira publike për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026