Policia e Shtetit dorëzon të gjitha qendrat e votimit, nuk raportohet asnjë problem
Policia e Shtetit thotë se pas marrjes në ruajte të të gjitha qendrave të votimit në të gjithë territorin e vendit, ka bërë dorëzimin e tyre një orë para hapjes së votimit pa konstatuar asnjë problematikë.
“Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse”, bëhet e ditur nga policia.
Sipas policisë marrja në ruajtje e Qendrave të Votimit ditën e djeshme dhe dorëzimi i tyre mëngjesin e sotëm është raportuar në kohë reale nga punonjësit e Policisë, te grupet e drejtimit në DVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm.
Ndërkohë punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës