Policia e Shtetit duhet të drejtohet nga inteligjenca, thotë Hajdarmataj

18 Gusht 2022 | 09:40

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se Policia e Shtetit duhet të drejtohet nga inteligjenca.

Për “Euronews Albania”, Hajdarmataj deklaroi se grupet kriminale janë shumë të sofistikuara dhe e shikon kontrollet e herë pas hershme të policisë, jo efikase për kapjen e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Unë vazhdoj ta kemi mendimin që Policia e Shtetit duhet të drejtohet nga inteligjenca. Nuk ruhet rendi dhe qetësia me prezencë. Në momentin që ka një aktivitet kriminal, do ketë një prezencë policore në vendin e ngjarjes, por nuk mendoj që policia e ul ose parandalon aktivitetin kriminal duke qenë prezentë deri në bezdisje te qytetarët.

Grupet kriminale janë aq të zgjaur saqë nuk ndihen nga presionet apo kontrollet e policisë. Nuk ndikon absolutisht prezenca e bujshme në terren e policisë. Kur ne flasim për inteligjencë policore, databazat e policisë duhet të jenë të sakta. Detyra e policisë është të ketë informacion për çdo lloj personi të mundshëm të dyshuar që ushtron aktivitet kriminal. Është detyra e saj që këto databaza të jenë të sakta”, theksoi ai.

Dy ngjarje të rënda tronditën vendin mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026