Policia gjobit 670 qytetarë dhe dy lokale për mos-zbatim të masave anti-Covid

26 Nëntor 2020 | 13:28

Policia njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit gjobiti me nga 3 mijë lekë 659 qytetarë për mos-mbajtje të maskave në mjedise të hapura.

Gjithashtu u gjobitën me nga 1 milionë lekë edhe dy administratorë lokalesh, të cilët nuk kishin respektuar kushtet e sigurisë higjieno-sanitare në mjediset e saj.

Në këtë periudhë kohore policia tha se 6 persona nuk pranuan të shfaqnin mjete të identifikimit, duke bërë që ata të shoqëroheshin për në komisariate.

Përveç këtyre rasteve, policia tha se gjobiti me nga 10 mijë lekë 11 persona të cilët lëviznin përtej orarit të kufizimeve 22:00.

Prej dy javësh, që kur u vu ora policore dhe kufizimi i lëvizjeve, policia ka vijuar gjobitjen e mijëra qytetarëve, të cilët nuk i respektojnë masat kundër përhapjes së infeksionit të COVID-19.

Zyrtarisht pas 175 mijë personash të testuar, rreth 35 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, por 17 mijë janë aktualisht mbartës të virusit, 743 kanë humbur jetën ndërsa pjesa tjetër ka mundur të shërohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026