VIDEO l Përplasi këmbësoren mbi vijat e bardha, arrestohet shoferi

17 Maj 2022 | 17:19

Policia Rrugore ka nisur një aksion për gjobitjen e shoferëve që nuk respektojnë këmbësorët në momentin që kalojnë mbi vijat e bardha.

Aksioni ka nisur pak ditë pas aksidentit të rëndë në Tiranë, ku ishin të përfshirë një çift me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Një nga rastet më të rënda gjatë aksionit është aksidentimi i një 20-vjeçareje në rrugën “Ismail Qemali”.

Shoferi i cili u largua pas aksidentit, u arrestua nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Në total gjatë aksionit, policia thotë se janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve

Një pjesë e protestuesve të mbledhur para Parlamenti janë zhvendosur drejt komisariatit nr. 4 dhe komisariati nr. 1 ku i shoqëruan disa nga protestuesit. Protestuesit...
11:08 | 02/07/2026

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026