Policia greke zbulon si u arrestua rastësisht Haxhiu, pse u ndalua BMW-ja luksoze
Policia greke ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në qytetin e Janinës. Policia bën me dije se i shumëkërkuari shqiptar ra rastësisht në rrjetën e policisë pas nisjes së një hetimi për një rast të emigracionit të paligjshëm.
Policia ishte në ndjekje të një 22-vjeçari i cili dyshohej se ishte pa leje qëndrimi në Greqi.
22-vjeçari po udhëtonte në një mjet luksoz BMW X6 me dy persona, në të cilin pasagjerë ishin Laert Haxhiu dhe shoferi, një 35-vjeçar.
Pas ndjekjes së gjatë policore, mjeti luksoz u aksidentua dhe rrethua nga efektivët e policisë. Pas verifikimeve u konstatua se një prej personave ishte Laert Haxhiu, i cili paraqiti një dokument të falsifikuar tek autoritetet.
“Më datë 22-05-2023, në orët e mbrëmjes, në Janinë janë arrestuar nga efektivët 3 të huaj, në kuadër të hetimeve për një rast të emigracionit të paligjshëm.
Bëhet fjalë për një 31-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një 22-vjeçar, ndaj të cilëve është hapur dosje për shkelje të legjislacionit për të huajt, falsifikim dokumentesh dhe dëshmi të rreme.
Në veçanti, lidhur me dinamikën e ngjarjes, të huajt hipnin në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari dhe fillimisht tentuan të shmangnin kontrollin e policisë.
Siç rezultoi, 35-vjeçari dhe 31-vjeçari po transportonin me makinën e sipërpërmendur 22-vjeçarin, të cilit i mungonin dokumentet për hyrjen dhe qëndrimin e ligjshëm në vend.
Më tej, 31-vjeçari ka treguar një kartë identiteti greke e cila posedohej në mënyrë të paligjshme; dhe nga hetimet që pasuan me asistencën e Departamentit të Hetimit Kriminal të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u zbulua se dokumentet ishin të rreme.
Në vazhdim të hetimeve të çështjes u konstatua se 31-vjeçari ishte në kërkim nga INTERPOL Albania për “Vrasje të mbetur në tentativë ndaj dy personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Më tej, rezultoi se 22-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, në shkallë vendi, për veprën penale të “Ndihmës dhe nxitjes së plagosjes së rëndë me dashje”.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar: Makina e mësipërme, karta e identitetit e falsifikuar, një shumë parash prej 1400 euro dhe 4 celularë. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Janinës”, njoftoi policia greke.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të përjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së “Vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një viti më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

LEXO GJITHASHTU:
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar