Policia i gjen 17 kg kokainë në makinë, arrestohet korrieri shqiptar në Leçe

28 Nëntor 2024 | 14:04

Mbrëmjen të mërkurës efektivët e Guardia di Finanza në Leçe kapën ndaluan një makinë që po ecte me shpejtësi në rrugën shtetërore 613 midis Brindisit dhe Leçes.

Automjeti i tipit Alfa Romeo Giulietta me vetëm drejtuesin, një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, i është nënshtruar kontrollit të policisë. Policia kishte dyshime për shkak të shpejtësisë së madhe që po lëvizte makina dhe qëndrimit nervoz të shoferit, dhe për këtë vendosi të bëj kontrollin e saj në Komisariatin e Piazzetta dei Peruzzi me ndihmën e njësive të qenve anti-drgoë.

Kontrolli i thelluar ka rezultuar pozitiv, duke çuar në zbulimin e 15 blloqeve kokainë, secila me peshë afërsisht 1100 gram, në total rreth 17 kg. Droga ishte fshehur me zgjuarsi në automjet. Shoferi, i njohur tashmë për dosjen e tij specifike në lidhje me drogën, u arrestua dhe u dërgua në burgun Borgo Sannicola në Lecce ndërkohë që bashkë me sasinë e kokainës u sekuestrua dhe makina me të cilën po lëvizte ai.

Kokaina e sekuestruar mund të kishte sjellë fitime për  organizatat kriminale me rreth 2 milionë euro. Sipas mediave italiane kjo ndërhyrje është pjesë e aktiviteteve të zakonshme të kontrollit të territorit, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Guardia di Finanza në luftën kundër krimit të organizuar për të mbrojtur sigurinë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026