Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve në Fier, 5 në pranga

24 Shtator 2023 | 11:44

Policia ka identifikuar autorët e 9 zjarrvënieve ditën e djeshme në qarkun Fier, ndërkohë që 5 prej tyre kanë rënë në pranga.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 9 vatra zjarri në fshatrat Pishë Poro,  Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 9-ta rasteve.

Në pranga u vunë shtetasit shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro; shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos; shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër; shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz; shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026