Policia largon me dhunë qindra emigrantë nga qendra e Parisit

24 Nëntor 2020 | 13:58

Policia ka çmontuar qindra çadra që i përkisnin emigrantëve nga “Place de la Republique” në Paris gjatë së hënës, në një skenë të cilën e ministri i Brendshëm i vendit e ka cilësuar si “tronditëse”.

Në videot e postuara nga gazetarë dhe organizatat jofitimprurëse duket dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundrejt emigrantëve, duke i nxjerrë nga çadrat.

Ministri i Brendshëm, Gérard Darmanin, tha se disa prej imazheve të policëve duke çmontuar kampin e jashtëligjshëm të emigrantëve ishin tronditëse.

Darmanin, është ndër figurat që i ka ardhur më shumë në mbrojtje forcave të rendit, por këtë herë deklaroi se do të hetonte disa veprime të papranueshme dhe më pas do të dalë në një deklaratë për shtyp brenda 48 orëve.

Ngjarja vjen në një moment kur Asambleja Kombëtare e Francës pritet të votojë mbi një ligj që e kthen në vepër penale fotografimin e policëve.

Ian Brosat, këshilltar në Bashkinë e Parisit, tha se refugjatët janë sulmuar ndërsa disa zyrtarë nuk janë lejuar që të mbikëqyrin situatën.

 “Të mendosh që problemet sociale mund të zgjidhen me shkop gome është krejtësisht çmenduri”, tha Brossat, teksa shtoi që bashkia ka propozuar dy vende të ndryshme për vendosjen e emigrantëve.

 “Rreziku është që nesër do të jetë e njëjta histori. Për sa kohë nuk ka akomodim për ta, njerëzit do të qëndrojnë jashtë. Për sa kohë, njerëzit janë jashtë atëherë do të ketë kampe. Të mendosh që kjo mund të rregullohet duke ushtruar dhunë nga policët, ashtu si sot në mbrëmje, nuk është aspak etike”.

 

Lexoni gjithashtu

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026