Policia përgënjeshtron Këlliçin: Nuk kemi refuzuar asnjëherë të përmbushim detyrat

10 Prill 2025 | 19:50

Edhe Policia e Shtetit, ashtu si dhe SPAK, ka përgënjeshtruar pretendimet e Belind Kelliçit, sipas të cilave gjatë aksionit të së enjtes në Elbasan, uniformat blu kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat e SPAK.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, këto pretendime të Kelliçit nuk janë gjë tjetër veçse një vijim i përpjekjeve e përditshme për të sajuar akuza dhe për të akuzuar padrejtësisht qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit thekson se nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Akuzat e Këlliçit

Kujtojmë se këtë të enjte, në një status në rrjetin e tij social, Belind Këlliçi shkruante se Policia e Shtetit nuk kishte zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të bërë kontrolle në tregun e Elbasanit.

Reagim i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026