Incident në Hamburg, policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë tifozët

16 Qershor 2024 | 14:05

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024.

Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion aty pranë në orës 14:00.

Agresori nuk është identifikuar nga policia dhe autoritetet nuk kanë komentuar se cilat motive besojnë se ishin pas incidentit.

Në një deklaratë të policisë së Hamburgut thuhet: “Në St Pauli aktualisht është një operacion i madh policor. Sipas gjetjeve fillestare, një person kërcënoi oficerët e policisë me një sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”.

Rreth 40,000 tifozë ishin Hamburg duke marshuar në mënyrë paqësore në momentin që ndodh incidenti.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One

Disa gazetarë të New York Times u thirrën për të dëshmuar pasi raportuan shqetësime të dyshuara për sigurinë që përfshinin avionin e ri Air Force...
18:44 | 11/07/2026

Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)

Të paktën 15 persona humbën jetën pasi një varke që transportonte turistë indianë u përmbys pranë një ishulli në Vietnamin jugor. Në bord ndodheshin gjithsej...
18:24 | 11/07/2026

Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin

Burime libaneze për Al Jazeera-kanë njoftuar këtë te shtunë se delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit janë takuar për të hartuar një...
17:59 | 11/07/2026