Policia rrethon stacionin e trenit në Paris, neutralizohet një burrë (VIDEO)

14 Nëntor 2025 | 15:57

Një operacion emergjent policor është zhvilluar pasditen e kësaj të premte në stacionin hekurudhor Montparnasse të Parisit. Policia urdhëroi evakuimin e stacionit dhe  imazhet fillestare treguan një burrë që u ndalua nga oficerët.

“Nga informacionet fillestare që kemi mbledhur, duket se një burrë 44-vjeçar i njohur për dhunë në familje kërcënoi njerëzit me thikë dhe një oficer policie përdori armën e tij për ta ndaluar atë “, tha zyra e prokurorit të Parisit, duke shtuar burri dyshohet se është vetëtherur.

Burimet raportojnë se pas vetëlëndimit të tij, një oficer policie qëlloi dhe plagosi rëndë 44-vjeçarin në këmbë. Gjatë incidentit, një pasagjer u plagos lehtë në këmbë.

Dyshohet se 44-vjeçari kërkohej me kërkesë të prokurorisë së Creteil për kërcënime ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Pasi u imobilizua në stacion, burri mori ndihmën e parë nga shërbimet e urgjencës dhe u dërgua në spital.

Lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën. Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, mundësia e një motivi terrorist nuk po merret në konsideratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026