Katër persona dhunojnë me shkopa bejsbolli dy të mitur në Konispol

14 Nëntor 2025 | 15:39

Dy të rinj janë plagosur rëndë pas një sulmi brutal me sende të forta në Konispol. Ngjarja ka ndodhur mesditën e enjtes në qendër të qytetit. Viktima të sulmit kanë mbetur një maturant dhe kushërira e tij 12-vjeçare.

Dy minorenët janë dhunuar me shkopa bejsbolli. Maturanti dhe kushërira e tij e mitur ndodheshin në makinë dhe aty janë afruar katër persona, që nisin t’i qëllojnë menjëherë.

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurori. Nën hetim janë katër të rinjtë janë nga fshati Shëndëlli. Dy minorenët kanë plagë të shumta në trup dhe në kokë dhe janë dërguar për mjekim në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026