Protestuesit indigjenë bllokojnë hyrjen në konferencën e OKB-së për klimën (VIDEO)
Dhjetëra protestues indigjenë bllokuan hyrjen e objektit ku po mbahet samiti i klimës COP30. Kjo protestë detyroi disa delegatë të futeshin nga një hyrje anësore për të rifilluar negociatat mbi trajtimin e ndryshimeve klimatike.
Protesta paqësore shkaktoi rritje sigurisë dhe radhë të gjata delegatësh që prisnin të hynin në kompleks në qytetin e Belemit në Amazonë.
Protestuesit po kërkojnë që qeveria braziliane të ndalojë të gjitha projektet qeveritare në Amazonë, duke përfshirë minierat e metaleve, prerjet e pyjeve, shpimet e naftës dhe ndërtimin e linjave të reja hekurudhore për transportimin e produkteve minerale dhe bujqësore.
Të martën, më 11 nëntor, dhjetëra protestues indigjenë arritën të hynin në vendin e COP30 dhe u përleshën me rojet e sigurisë në hyrje. Më vonë ata mbrojtën veprimet e tyre, duke thënë se donin të tregonin dëshpërimin e tyre në luftën e tyre për të mbrojtur pyjet.
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se komunitetet indigjene kanë një rol vendimtar në negociatat e COP30 të këtij viti.
En estos momentos comunidades indígenas de Brasil y otros paises manifiestan en las afueras de la Zona Azul y exigen que sean tomados en cuenta en las negociaciones por el clima.#COP30 #Belem #Brasil ✊️🌳🔥🇧🇷🐬 pic.twitter.com/JaV6EVUS2A
— Festivales Media (@festivalesgt) November 14, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare