Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë

10 Mars 2022 | 20:34

Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe shtrenjtimit të jetesës në Tiranë është mbyllur pas rreth 3 orësh.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Kryeministrisë, ndërsa më pas bllokuan kryqëzimin e unazës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me pakësimin e pjesëmarrësve protestuesit u zhvendosën në kryqëzimin pranë Ministrise se Brendshme.

Policia dhe forcat e FNSH-së ndërhynë duke i detyruar protestuesit që të shpërndaheshin. Disa prej protestuesve u shoqëruan në komisarit pasi bënë rezistencë.

Policia e Shtetit thotë se, gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe kundërshtuan thirrjet e punonjësve të Policisë.

Policia thotë se mbron të drejtën e protestës, por thekson se “nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026