Policia spanjolle kap zarfin “bombë” drejtuar kryeministrit Sanchez

1 Dhjetor 2022 | 12:55

Policia spanjolle informoi Gjykatën Kombëtare se kishte përgjuar një zarf me material piroteknik drejtuar kryeministrit Pedro Sanchez, vetëm pak orë pasi zarfi i dyshimtë mbërriti në bazën ajrore Torrejon de Ardoz mëngjesin e sotëm.

Deri më tani janë përgjuar katër zarfe.

Sekretari i Shtetit për Sigurinë, Rafael Perez, do të dalë në një konferencë për shtyp në orën 12:00 në selinë e Ministrisë së Brendshme për të informuar opinionin rreth këtyre ngjarjeve.

Siç raporton RTVE, burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan për shërbimin publik se rreth orës 3-4 të mëngjesit, në njësinë ushtarake të bazës ajrore Torehod de Ardoz ka mbërritur një zarf i dyshimtë drejtuar qendrës satelitore.

Gjatë kalimit përmes skanerit, përmbajtja e zarfit ndezi alarmet, të cilat lajmëruan forcat e sigurisë. Menjëherë janë aktivizuar protokollet përkatëse, ndërsa Policia Kombëtare ka marrë përsipër analizën e zarfit, që mund të jetë i ngjashëm me ata të përgjuar më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026