Policia u gjen armë në makinë, arrestohen shoferi dhe dy pasagjerë në Luz të Krujës

6 Tetor 2025 | 11:03

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit “Flagranca 3”, pas ndalimit të një automjeti në fshatin Luz të Krujës, brenda të cilit u gjet një armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë 38-vjeçari Egeralt Mziu, si posedues i një pistolete pa leje.

Ndërsa dy pasagjerët që ndodheshin në makinë, Enis Dema, 34 vjeç, dhe Ilir Dobrozi, 39 vjeç, u arrestuan për moskallëzim për armën.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi armën e zjarrit së bashku me municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026

72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të. Sipas...
12:55 | 12/07/2026