Polifonia shqiptare 20 vjet në UNESCO, grupet polifonike koncert në TKOB

21 Nëntor 2025 | 19:58

Grupet polifonike nga treva të ndryshme shqiptare sollën emocione të veçanta në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku u zhvillua një aktivitet i posaçëm në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Polifonisë Shqiptare dhe 20-vjetorit të pranimit të polifonisë në UNESCO.

“Shoqata Polifinia shqiptare në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të saj dhe 20 vjetori I pranimit të polifonisë shqiptare në UNESCO. Shoqata  gjatë këtyre 30 viteve ka pasur veprimtari të jashtzakonshme dhe mbi të gjitha krijimin e organizimit dhe drejtimit të 12 festivaleve polifonike”, tha Minella Kureta, “Mjeshtër i Madh”.

Ndërsa kryetari i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”, theksoi larmishmërinë e programit artistik.

“Sot kemi përgatitur si këngë për festat e Nëntorit, ashtu edhe këngë lirike dhe të tjera. Në aktivitet marrin pjesë grupe nga Skrapari, Lushnja dhe Mallakastra”, theksoi Sinkron Yzeir Llanaj, kryetari i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”.

Atmosferës polifonike iu bashkua edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

“Në Ansamblin tonë, përveç këngës, valles, muzikës instrumentale, një pjesë e mirë është edhe polifonia. Jemi pjesëmarrës me Ansamblin ku do të performojnë dy këngë shumë të bukura”, u shpreh Sokol Marsi, Drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Në skenë u ngjitën “Djemtë e Vlorës”, Grupi i Libohovës, Grupi Polifonik i Ansamblit Kombëtar, Grupi i Gorës, Grupi “Selam Musaj”, si dhe Grupi i Mallakastrës, duke sjellë një mozaik të traditës polifonike shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026